Serbët pije “falas” nëse pëson gol Shqipëria, ja si i përgjigjet një lokal në Prishtinë (FOTO)

Një nga lokalet më të frekuentuara të Prishtinës, “Guest”, ironizoi me ofertën e një lokali në Beograd, rreth kampionatit evropian “Euro 2016”.

Sport

08/06/2016 16:49

Këta të fundit kanë vendosur një shkrim ku thuhet që për çdo gol që merr Shqipëria dhe Kroacia pijet ofrohen me zbritje prej 5%.

E djemtë e lokalit “Guest” ishin të shpejtë në replikë.

Në një tabele të vendosur para lokalit në fjalë, kanë shkruar se ofrojnë pije 100% falas, për çdo gol që shënon Serbia në këtë kampionat.

Ironia qëndron në faktin që Serbia fare nuk është kualifikuar për këtë kampionat.

“Kemi pasë dëshirë t’i kundërpërgjigjemi lokalit në Beograd, për shkrimin që kanë bërë ditë më parë” ka thënë Shkamb Vokshi, njëri nga pronarët e “Guest” për klankosova.tv


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.