Serbët me peticion për lirimin e Ivanoviqit me shokë
Serbët në veri, përmes një peticioni, kërkojnë nga EULEX që të lirojnë Ivanoviqin dhe të tjerët që të mbrohen në liri.

Lajme
Përfaqësues të të ashtuquajturit, Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në pjesën veriore të Kosovës, do t’ja dorëzojnë sot misionit të EULEX-it dhe UNMIK në këtë pjesë, peticionin me anë të cilit kërkojnë që Dragoljub Delibashiq, Oliver Ivanoviq, Nebojsha Vujaçiq dhe disa serbë tjerë të burgosur, të kenë të drejtën të mbrohen në liri.
Ky peticion, përmban rreth 18.000 nënshkrime të qytetarëve serbë nga e gjithë Kosova, shkruan Blic, transmeton lajmi.net
Ivanoviq dhe Delibashiq, janë arrestuar në fillim të vitit nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Kosovë.