Serbët me bllokada në Mitrovicë

Anëtarë të Këshillit të Sindikatës të Fabrikës ‘Lola Fot’ në Leshak, kanë paralajmëruar se bllokada në Jarinjë do të jetë dyorëshe dhe do të zgjasë dy ditë, dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi i tyre, bllokada do të jetë 24-orëshe.

Lajme

09/02/2014 20:06

Anëtarë të Këshillit të Sindikatës të Fabrikës ‘Lola Fot’ në Leshak, kanë paralajmëruar të hënën dhe të martën bllokadë të magjistrales Rashkë-Mitrovicë, përkatësisht në Jarinjë, nga ora 12:00 deri në 14:00.

Sipas anëtarëve të Këshillit, bllokada dyorëshe do të zgjasë dy ditë, dhe nëse deri atëherë nuk zgjidhet problemi i tyre, bllokada do të jetë 24-orëshe.

Arsyeja e një vendimi të tillë për bllokadë të rrugës nga ana e këtyre punëtorëve është mosmarrja e pagave të tyre për disa muaj.

Ndryshe,  bllokada që ka qenë e paraparë të ndodhë sot në mesditë, është shtyrë për nesër, meqë njerëz nga Beogradi nuk kanë mundur t’i vizitojnë këta punëtorë sot.

 

 

(Kosovapress)