Serbët kthehen në Beograd, kanë një mesazh për Shqipërinë

Komisari për siguri në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS), Milivoj Mirkov i është falënderuar Shqipërisë për pritjen që ua bëri.

Sport

09/10/2015 08:50

Përfaqësuesja e Serbisë është kthyer në Beograd, pas fitores ndaj Shqipërisë.

Kurse, komisari për siguri në Federatën e Futbollit të Serbisë (FSS), Milivoj Mirkov i është falënderuar Shqipërisë për pritjen që ua bëri.

“Nëse përjashtojmë një incident të izoluar, mund të themi se gjithçka ishte realizuar sipas planit, në mënyrë profesionale”, deklaroi ai.

“Bilanci është pozitiv dhe dua t’i falënderohem nikoqirit për gjithçka që ka bërë që qëndrimi ynë në Shqipëri të jetë i sigurt”, u shpreh Mirkov.