Serbët injorojnë Komisionin për Punë të Jashtme (Dokument)
Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të partisë serbe LS janë duke e injoruar Komisionin për Punët të Jashtme. Kjo parti ende nuk ka emëruar asnjë deputetë të saj në këtë komision edhe pse me ligj kërkohet një gjë e tillë.

Lajme
E mungesa e këtij deputeti e ka shqetësuar kryetarin e këtij komisioni, Enver Hoxhajn, i cili edhe po kërkon nga Kryesia e Kuvendit që të marra masa për këtë çështje.
Në kërkesën që mbanë datën e 29.07.2015 të cilën e posedon Gazeta Express tregohet se përfaqësimi i një deputeti serb në Komisionin për Punë të Jashtme, konkretisht nga partia LS është e domosdoshme.
“Komisioni duke e parë të rëndësishëm që në përbërjen e tij të ketë edhe përfaqësues nga grupi parlamentar LS-i, si për përfaqim të brendshëm, po ashtu edhe për atë ndërkombëtar kërkon nga Kryesia e Kuvendit që ta shqyrtojë këtë kërkesë”, thuhet në këtë kërkesë që mbanë vulën e kryetarit Enver Hoxhaj.