Serbët fillojnë zbatimin e marrëveshjes në veri, shikoni çfarë po ndodh atje (Foto)
Përderisa shqiptarët po pengohen në rindërtimin e shtëpive të tyre në veri të Mitrovicës, e kundërta po ndodh me serbët, raporton lajmi.net.

Lajme
Atje ka filluar zhvillimi i projektit Bregu i Diellit.
Të paktën kështu kanë shkruar serbët e kësaj pjese, madje kanë publikuar edhe fotografi për këtë, raporton lajmi.net.
Ata thonë se sa për fillim do të kthehen një mijë persona të zhvendosur, e shpresojnë se do vazhdohet me kthimin e dhjetëra të tjerëve, të cilëve do u mundësohen kushte të mira të ekzistencës, raporton lajmi.net.
Ndryshe, ndërtimi i shtëpive të shqiptarëve është penguar muaj më parë, e pritet të fillojnë javën e ardhshme, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Por, marrëveshja parasheh edhe ndërtimin e shtëpive të serbëve./ Lajmi.net