Serbët e veriut protestojnë te ura kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Rreth 200 studentë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë të mërkurën në orën 12 e 44 (simbolikë e Rezolutës 1244) kanë protestuar pranë cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër duke kundërshtuar në këtë mënyrë pranimin eventual të Kosovës në UNESCO.

Lajme

21/10/2015 13:22

Studentët kanë bartur flamuj të Serbisë si dhe pankarta ku shkruan “Jo Kosova në UNESCO”, etj. Protesta është shpërndarë e qetë.

Ndryshe sot Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s sot do të vendosë për propozimin e pranimit të Kosovës në këtë organizatë shumë të rëndësishme.

Vendimi përfundimtar do të merret në konferencën e përgjithshme që do të mbahet në nëntor, mirëpo nëse sot vendimi është pozitiv, atëherë pranimi është i sigurt.