Separatistët pro-rusë zgjerojnë territorin e pushtuar në Ukrainë

NATO vlerëson se separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës janë duke zgjeruar territorin e tyre, duke zmbrapsur trupat ukrainase drejt perëndimit.

Bota

22/01/2015 18:41

Komandanti i lartë ushtarak i NATO-s, gjenerali Philip Breedlove, ka thënë se situata në “vijën e kontaktit” në lindje të Ukrainës “nuk është e mirë”, transmeton REL.

Breedlove ka shtuar se NATO-ja “nuk paraqet kërcënim për Rusinë” dhe se vetëm kërkon të rivendosë normat evropiane, të tilla si “respektimi i kufijve ndërkombëtarë dhe sovraniteti i shteteve”.

Ai ka thënë se aleanca po ashtu do të kërkojë që të rikthejë komunikimin me shefin e forcave të armatosura ruse, gjeneralin Valery Gerasimov.

NATO ka ndërprerë kontaktet me liderët ushtarakë të Rusisë për disa muajsh, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.