Sensi ‘qetëson’ tifozët e Interit pas lëndimit: Jam mirë djema, nuk kam asgjë serioze

Stefano Sensi është lënduar gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Italisë.

Sport

08/09/2021 18:47

Sensi është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Italisë pas një lëndimi që e pësoi gjatë stërvitjeve, shkruan lajmi.net.

Tifozët e Interit u shqetësuan menjëherë pasi futbollisti ka kaluar një periudhë shumë të keqe sezonin e kaluar me shumë lëndime.

Sensi përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se lëndimi i tij nuk është serioz.

“Jam mirë djema. Nuk kam asgjë serioze. Shihemi të dielën në stadium”, shkroi Stefano Sensi.

Interi është mysafir i Sampdorias të dielën nga ora 12:30. /Lajmi.net/