Sensacioni i Salzburg i pandalshëm, thyen tjetër rekord në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, Erling Haaland vazhdoi të vendosë rekorde në garën evropiane me një gol tjetër kundër Genk të mërkurën.

Sport

28/11/2019 10:23

19-vjeçari shënoi golin e fundit të skuadrës së tij, pasi kampionët austriak fituan 1-4 në Belgjikë për të mbajtur gjallë shpresat e tyre për kualifikim në fazën e nokautit.

Salzburgu tani renditet në vendin e tretë në Grupin E me shtatë pikë, me Napolin në të dytin me nëntë pikë dhe Liverpooli që zë vendin e parë me 10 pikë, përcjell lajmi.net.

Goli i Haaland do të thotë që ai ka shënuar tani në të pesë ndeshjet e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke u bërë tinejxheri i parë në historinë e Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve që shënoi në pesë paraqitje radhazi në këtë garë.

Vetëm Lewandowski ka arritur që këtë edicion të shënojë në të pestat ndeshje.

Sulmuesi polak është golashënuesi më i miri i kompeticionit me 10 gola, kurse norvegjezi ka 8 sosh. /Lajmi.net/