Sensacionale: Mbappe te gjiganti i Premierligës për 130 milionë euro (FOTO)
Manchester City është i pandalshëm në afatin kalimtar.

Sport
Sipas “Telefoot”, klubi është gati të bëjë një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit.
City ka bërë gati plot 130 milionë euro për super-futbollistin e Monacos, Kylian Mbappe, përcjellë “Lajmi.net”.
Negociatat mes klubeve kanë filluar dhe Monaco është i kënaqur me shumën që ka në tavolinë.
City zyrtarizoi para dy ditësh yllin tjetër të Monacos, Bernardo Silva. /Lajmi.net/