Senegali kritikohet për faj të Kosovës
Kombëtarja e Senegalit është duke u ballafaquar me kritika nga mediet lokale për caktimin e miqësores kundër Kosovës, duel që do të zhvillohet më 27 maj në Gjenevë. Ato nënvlerësojnë ekipin e selektorit Albert Bunjaki, që sipas tyre nuk është kundërshtar i denjë për Senegalin. “Senegali po i ndjenë pasojat nga moskualifikimi në Botërorin 2014. Alain…
Sport
Kombëtarja e Senegalit është duke u ballafaquar me kritika nga mediet lokale për caktimin e miqësores kundër Kosovës, duel që do të zhvillohet më 27 maj në Gjenevë.
Ato nënvlerësojnë ekipin e selektorit Albert Bunjaki, që sipas tyre nuk është kundërshtar i denjë për Senegalin.
“Senegali po i ndjenë pasojat nga moskualifikimi në Botërorin 2014. Alain Giresse është ende në formim të ekipit. Kombëtaret e forta si Brazili, Meksiko apo Kroacia janë raportuar si kundërshtar potencial të Senegalit për miqësore, por realiteti është shumë ndryshe.Senegali nuk është më tërheqës deri sa ka pranuar të luaj kundër përfaqësueses së Kosovës, i vetmi kundërshtar serioz për takimin kundër Senegalit për në muajin maj”, shkruan Senenews.com.
Kosova nuk konsiderohet si kundërshtar ideal për t’i mundësuar Senegalit që të përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjet kundër skuadrave afrikane për vitin e ardhshëm në Kupën e Afrikës.
Kosova theu pritjen e gjatë duke zhvilluar miqësoren e parë ndërkombëtare kundër Haitit më 5 mars në Mitrovicë. Kurse, më 21 maj Kosova do të luajë me Turqinë, para duelit me Senegalin.