Senatori amerikan, Murphy: Marrëveshja s’është pa rrezik, por ky rrezik ia vlen të ndërmerret

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë lëvizje të zgjuar duke arritur marrëveshje në Ohër. Sipas tij, kjo marrëveshje mund të ketë rrezik politik, por është rrezik që ia vlen të përmendet, përcjell lajmi.net. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës,…

Lajme

31/03/2023 22:43

Senatori amerikan, Chris Murphy ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë lëvizje të zgjuar duke arritur marrëveshje në Ohër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mund të ketë rrezik politik, por është rrezik që ia vlen të përmendet, përcjell lajmi.net.

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, senatori shtoi se ka kaluar shumë kohë në Ballkan dhe thotë se ky rajon është shumë i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se është një marrëveshje shumë e rëndësishme. Kam kaluar shumë kohë në Ballkan. Unë mendoj se është një rajon tepër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara. Është një rajon ku nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë. Kam kaluar shumë kohë me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin dhe të dy kanë bërë, mendoj, lëvizje shumë të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja nuk është pa rrezik politik, por mendoj se është një rrezik që ia vlen të ndërmerret. Unë besoj se të dyja palët janë serioze për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe mendoj se mund të jetë gurthemel për punën e vazhdueshme për t’u siguruar që secili vend të njohë dhe respektojë qytetarët e vendit tjetër dhe të drejtën e secilit komb për t’u bashkuar me institucionet ndërkombëtare për t’u bërë anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare”, tha ndër tjerash ai.