Senatorë amerikanë kërkojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

Dy senatorë të lartë të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara u kanë shtruar sot pyetje zyrtarëve të administratës së presidentit Barack Obama lidhur me sanksionet kundër Rusisë.

Bota

09/07/2014 20:30

Kryesuesi i këtij komiteti, Robert Menendez, demokrat nga New Jersey, dhe anëtari Bob Corker, republikan nga Tenesi, kanë kërkuar gjatë seancës së dëgjimit për Ukrainën të dinë se përse administrata e Obamës nuk ka ndërmarrë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland tha se administrata mendon që sanksionet do të ishin më efektive me pjesëmarrjen evropiane dhe se po përgatiten më shumë sanksione.

Më tutje, Nuland ka theskuar se liderët evropianë do të takohen më 16 korrik dhe pas kësaj date mund të pritet aksion i ri.