Senad Gashi mëson kundërshtarin e ri

Boksieri shqiptar, Senad Gashi do të ndeshet me Hussein Muhamed

Sport

10/06/2021 12:07

Gashi ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social, Facebook se do të ndeshet me Hussein Muhamed, shkruan lajmi.net.

Meçi do të zhvillohet me datën 19 qershor në Palestrën Universum të qytetit të Hamurgut.

Boksierët do të luftojnë për “WBC International Silver Title”.

Boksieri pejan ka zhvilluar 24 ndeshje ku 21 nga to i ka fituar dhe ka pësuar tri humbje./Lajmi.net/