Sëmuret dhe dërgohet në spital trajneri i skuadrës së madhe evropiane

Trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim, mund të mos jetë në stol për përballjen me Lazion në Europa League, pasi u dërgua në spital për shkak të problemeve në stomak.

Sport

07/12/2021 18:28

Kjo do të jetë një ndeshje kokë më kokë të enjten në stadiumin “Olimpico” për të parin e grupit.

Terimi është në dyshim edhe për të ndjekur nga afër këtë ndeshje pasi një deklaratë e lëshuar nga Galatasaray konfirmon se ai u dërgua në spital dje pasdite për shkak të një problemi gastrointestinal që po e mundon tre ditët e fundit.

Trajneri bëri disa teste në Stamboll dhe lirua në një afat prej dy orësh këtë mëngjes për të parë stërvitjen e skuadrës. Ai kishte qenë në spital vitin e kaluar kur u infektua me COVID-19.

68-vjeçari është një legjendë e Galatasaray-t, por ka punuar edhe në Itali si trajner i Fiorentinës në edicionin 2000-01.