Sëmuret Bebe Rexha!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha këto ditë ka qenë shumë e angazhuar në profesion

ShowBiz

24/06/2018 15:44

Kjo ngase këngëtarja dy ditë më parë lansoi albumin e ri me titull “Expectations” dhe menjëherë ka vazhduar me koncerte, shkruan lajmi.net.

Por, angazhimet e tepërta duket se kanë bërë që asaj t’i përkeqësohet shëndeti, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ani pse nuk ndjehej mirë me shëndet, Bebe për fansat e saj nuk e ka anuluar koncertin andaj në atë gjendje u nis për shou.

Kujtojmë që albumi i saj është pritur mirë nga publiku, vetëm në ditën e parë ka arritur të shesë mbi 500 mijë kopje të tij. /Lajmi.net/