Sëmuret Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea ka probleme me shëndetin. Këngëtari shqiptar, i cili është udhëheqës i spektaklit të përjavshëm në Klan, ‘E diela shqiptare’, nuk u paraqit të dielën që shkoi për ta drejtuar emisionit, për shkak së kishte probleme me tensionin. Ngarkesa e tepërt në punë ka bërë që ai të mos ndihej mirë fizikisht një javë…

ShowBiz

24/12/2013 11:00

Ardit Gjebrea ka probleme me shëndetin. Këngëtari shqiptar, i cili është udhëheqës i spektaklit të përjavshëm në Klan, ‘E diela shqiptare’, nuk u paraqit të dielën që shkoi për ta drejtuar emisionit, për shkak së kishte probleme me tensionin.

Ngarkesa e tepërt në punë ka bërë që ai të mos ndihej mirë fizikisht një javë më parë, kur nuk kishte mundur ta mbyllte si duhet emisionin, njoftojnë mediat shqiptare. Ai kishte udhëtuar menjëherë drejt Austrisë për t’u vizituar dhe për t’i marrë mjekimet e duhura.

Këshilla e mjekut ishte se ai duhet të pushojë duke qenë se këtë periudhe ka qenë i mbingarkuar. Mungesa e tij u ndje shumë fundjavën që shkoi. Atë e zëvendësuan Çiljeta Xhilaga dhe Suada Sherifi, me një prezantim me humor dhe batuta.