Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që mund t’i keni, por nuk e dini

Raporti më i fundit ka treguar se nuk është fare çudi që Klamidia (Chlamydia) është e njohur si “vrasës i heshtur”.

Lifestyle

19/01/2016 01:08

Raporti i fundit i Qendrës Amerikane për kontrollin e sëmundjeve, tregon se 1 në 100 njerëz në Amerikë e kanë këtë sëmundje seksuale ngjitëse. Një person ndoshta nuk mund të duket edhe aq keq, por kur të bëhen llogaritjet përfundimtare do të thotë se më shumë se 1.8 milion njerëz në Amerikë kanë klamidia.

Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se 1.4 milion njerëz kanë raportuar se kanë këtë sëmundje, ndërsa 400,000 ndoshta mund ta kenë, por që nuk e dijnë, dhe kësisoj rrezikojnë që të infektojnë edhe partnerët e tyre.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se mos informimi apo mosdija për këtë sëmundje nuk është faji i këtyre njerëzve. Kjo sepse klamidia pothuajse nuk shoqëron me vete asnjë simptom që mund të “ndezë” alarmin tuaj për panikë.

Tek të dy gjinitë, klamidia mund por nuk është e thënë që të shkaktojë rënie në energji si dhe dhimbje, sidomos gjatë urinimit, por është vështirë për të përcaktuar ndonjë simptomë të vetme apo ekskluzivisht e që mund të llogaritet si tregues i qartë se ju keni klamidia – thekson Mary Jane Minkin, profesoreshë në Univerzitetin Yale.

Klamidia, e cila është një nga sëmundjet seksuale më të zakonshme bakteriale transmetuese, paraqet problematikë për shumicën e femrave. Nëse nuk trajtohet mënjëherë, bakteriet mund të shkaktojnë probleme të rënda seksuale të tilla si: infeksion i uretrës, vaginës dhe mitrës. Gjatë kësaj, duhet patur parasysh se klamidia mund të zvogëlojë fertilitetin, sikur tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.

Në një moment, klamidia mund të shkaktojë gjendjen e njohur si PID, apo inflamacion të organeve të brendshme gjenitale, e cila është shumë e pakëndshme dhe e dhimbshme.

Por, ka lajme të mira që dëshmojnë faktin se në çdo gjinekolog ekziston bërja e testit të klamidias dhe diagnostifikimi i hershëm i saj, dhe nëse vërtetohet për një gjë të tillë ju mund të ndjekni terapinë e duhur me antibiotikë.