Sëmundje misterioze në Kinë, shfaqen katër raste serioze

Pas paraqitjes së një sëmundjeje misterioze të mushkërive, janë konfirmuar katër raste të reja në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Bota

18/01/2020 16:28

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se numri zyrtar i personave të prekur në qytet arriti në 45.

Dy pacientë humbën jetën nga sëmundja e mushkërive, e shkaktuar nga një lloj i ri i koronavirusit.

Gjithashtu janë evidentuar dhe pesë raste të tjera në gjendje serioze. /atsh