Sëmundja e psoriasisit i është përhapur edhe në fytyrë Kim Kardashianit

Kim Kardashian po vuan nga sëmundja e psoriasisit.

ShowBiz

12/02/2019 11:33

Kim Kardashian përballet tash e sa kohë me këtë sëmundje, ani pse gjatë gjithë kësaj periudhe ka tentuar ta fsheh, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Kim ka bërë të ditur se pas përhapjes në këmbë, ka filluar që psoriasisi t’i shfaqet edhe në fytyrë.

Ajo ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, përmes së cilave ka treguar haptas se si i janë bërë këmbët dhe fytyra nga kjo sëmundje.

Kim Kardashian është duke u kururar me disa barëra dhe kremëra të ndryshme. /Lajmi.net/