Selmani: Liburni më ofendoi mbi baza familjare e më goditi
Asamblisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës Muhamet Selmani, ka thënë se është sulmuar nga Luburn Aliu dhe është fyer në baza familjare.
Lajme
“Më ka ofenduar mbi baza familjare dhe më ka goditur”, ka thënë Selmani.
Ndërsa Lirak Çelaj, shef i grupit të asamblistave të PDK-së në KK të Prishtinës, ka thënë se nuk është hera e parë që sulmohen asamblistët e kësaj partie nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk është hera e parë që militantët e VV-së sulmojnë asamblistët e Kuvendit Komunal”, ka thë Çelaj.
Çelaj ka thënë se nuk azgjidhen problemet me sulme fizike që iu bëhen asamblesitëve.
“Edhe lusim Shpend Ahmetin të reflektoje dhe ta shkarkojë Liburn Aliun”, ka thënë Çelaj. /Indeksonline/