Selmanaj: Qeverisë Kurti i duhet 20 vite që të mësohet të qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar qeverinë Kurti, duke thënë se ajo si lëvizje e majtë ende nuk e ka kuptuar rëndësinë e pozitës publike.

Lajme

19/05/2022 22:18

“Këta akoma nuk e kanë kuptu rëndësinë e pozitës publike, këta mendojnë akoma që mund të sillen, nuk dua të them, por logjika e rrugës nuk mund të bartet në institucione. Siç duket lëvizjet e majta janë lëvizje protestash dhe si të tilla nuk mund të qeverisin sepse këta akoma po mendojnë që janë duke protestu nuk janë në institucione, dhe brenda institucioneve ka rregulla, standarde, ka kushtetutë, ligje”, tha Selmanaj.

Tutje, Selmanaj bëri edhe një krahasim të një studenti të mirë, dhe një të dobët, duke i’u referuar kabinetit të qeverisë Kurti

“Ka studentë të mirë që fakultetin e kryejnë për katër vite, por ka studentë që njëzet vite mbesin në fakultet, Kam përshtypjen që një numër i madh i këtij kabineti qeveritar do ti duhen njëzet vjet për tu mësuar” deklaroi Selmanaj në Kanal10.