Selmanaj priti në takim njoftues Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndhal

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndhal, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në Kosovë si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve.

Lajme

01/07/2020 17:15

Siç thuhet në njoftim, me këtë rast, Zëvendëskryeministri Selmanaj informoi Ambasadorin Norvegjez për zhvillimet politike në vend, prioritetet e zyrës së tij dhe angazhimin në luftimin e korrupsionit, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin e integrimeve evropiane, si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi ambasadorin Jens Erik Grøndhal dhe Norvegjinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit Norvegjez ndaj Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/