Selmanaj për aksionin në Karaçevë: Shtet ligjor, s’ka tjetër

Zëvendëskryeministri nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Lajme

19/09/2020 08:45

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, Selmanaj foli për shtetin ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, shkroi Selmanaj.

Kujtojmë se mbrëmë (e premte) nisi një aksion i gjerë i Policisë ku u bastisën dhe arrestuan ata që zhvilluan veprimtari të paligjshme në këtë zonë kufitare me Serbinë.

33 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa gra që kanë zhvilluar veprimtarinë e prostitucionit, sipas asaj që ka mësuar Klan Kosova.