Selmanaj: Liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë qeverisë Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë Qeverisë Hoti.

Lajme

08/06/2020 22:27

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti do të udhëheqë dialogun me Serbinë dhe se LDK nuk do të përkrahë në asnjë mënyrë ndërrimin e territoreve.

“Liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë qeverisë Hoti”, thotë ai.

Tutje Selmanaj ka thënë se koalicioni LDK-Nisma-AAK ka pasur 64 vota dhe se deputetë të minoriteteve kanë qenë të intimiduar.

“Nuk e kemi ditur se një deputet është vizituar në orët e vona ka dy miq të tij, që thotë ai, e që ata miq qëlluan të ishin funksionarë politik”, thotë ai në emisionin Pressing në T7

“Ne kemi menduar se do të kemi 64 vota për Qeverinë e re. Aty në sallë e morrëm vesh që deputeti i Nismës ishte vizituar në orët e vona”, tregon ai.