Selmanaj: LDK shpejt do të arrijë në 35 për qind të përkrahjes qytetare

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se me sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%.

Lajme

07/01/2019 12:44

Sipas tij me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.

Ai po ashtu ka thënë se ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë, siç thotë ai, LDK-ja nuk bënë kompromis, transmeton lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Sondazhet për një vit rresht e nxjerrin LDK-në të parën me mbi 30%, me së paku 8 pikë të përqindjes përpara partisë së dytë. Me trendin e rritjes të vitit 2018, LDK-ja shpejt arrinë 35% të përkrahjes qytetare.

Ky rezultat i mundëson LDK-së të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Dhe për këtë LDK-ja nuk bënë kompromis. Qëndrimi i Kryesisë dhe i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është i qartë, Qeveria e Kosovës do të udhëhiqet nga Kryeminsitri i LDK-së.

LDK-ja është qartë alternativa më e besueshme për ruajtjen e shtetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, për zhvillim ekonomik e social dhe për integrim në BE.

LDK-ja nuk bënë kompromis me përgjegjësinë që i japin qytetarët për të udhëhequr me shtetin. /Lajmi.net/