Selmanaj kundër lejimit të shamisë: Cenohen themelet e demokracisë 

Në debatin për lejimin e shamisë në shkolla i cili erdhi si kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës drejtuar qeverisë, është përfshirë edhe Driton Selmanaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kosova me Kushtetutë është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare,…

Lajme

12/08/2022 13:54

Në debatin për lejimin e shamisë në shkolla i cili erdhi si kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës drejtuar qeverisë, është përfshirë edhe Driton Selmanaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Kosova me Kushtetutë është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare, shkruan lajmi.net.

Po ashtu deputeti ka deklaruar se sipas tij, kushdo që cenon Kushtetutën, atëherë ai cenon edhe themelet e demokracisë në Kosovë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës:  Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tonë!”, ka thënë Selmanaj. /Lajmi.net/