Selimi vazhdon lobimin për UNESCO në Azi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, pas lobimit në Armeni dhe Paris, sonte vonë do të udhëtojë në një vizitë në disa shtete aziatike, me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Lajme

14/10/2015 14:41

Siç njofton MPJ përmes një kumtese për media, në takimet që do të zhvillojë Selimi me krerë të ndryshëm shtetërorë, ai “do të përshkruaj situatën socio-politike në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimet në promovimin e dialogut ndër-fetar si mjet të diplomacisë publike të Republikës së Kosovës dhe rolit që ka agjenda e dialogut me fqinjë në kundërshtimin e narracionit radikal dhe fundamentalist”.

Ditë më parë, zv/ministri Selimi ka qëndruar në Paris, ku me ç’rast ka mbajtur edhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Francës. Ai po ashtu në Paris, ka zhvilluar edhe disa takime me delegacione nacionale në UNESCOmenjëherë pas vendimit të Bordit ekzekutiv të UNESCO-s për ta futur çështjen e Kosovës në agjendë, raporton lajmi.net.

Me 21 tetor 2015, Bordi Ekzekutiv do të voton për rekomandimin pozitiv për anëtarësinë e Kosovës, ndërsa ekipi i diplomateve të Kosovës do ta përdor këtë javë për lobim të shtuar që të sigurohen votat për këtë votim të rëndësishëm që mund t’i jep një shtytje të madhe anëtarësisë së Kosovës në UNESCO./lajmi.net/