Selimi: LDK, PDK, AAK dhe NISMA votuan kundër që Trepça të jetë në pronësi të Kosovës (Foto)

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar dy amendamentet e Grupit Parlamentar të VV-së, të cilat dje u kundërshtuan nga LD, PDK, AAK dhe Nisma.

Lajme

08/10/2016 17:02

Ai thotë se ato janë është kundërshtuar që Trepça të jetë Ndërmarrje Publike dhe Trepça të jetë Ndërmarrje Publike Qendrore në Pronësi të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Selimi thotë, se VV u ka vënë në dispozicion këto amendamente, por thotë Selimi, dikush ka paturpësinë që ta akuzojë VV-në për kundërshtim të Ligjit të Trepçës.

Lexoni reagimin e plotë të Selimit:

“Këto janë vetem dy nga amandamentet e GP të Lëvizjes VETËVENDOSJE të cilat u kundërshtuan nga shumica e deputetëve të LDK, PDK, AAK dhe NISMA-s.

-Për dijeninë e atyre që duan ta dijnë, ata votuan KUNDËR që Trepça të jetë NDERMARRJE PUBLIKE TREPÇA SH.A. (shih andamentin 2 të LVV-së)

-Për dijeninë e atyre që duan ta dijnë, ata votuan KUNDËR që Trepça të jetë NDËRARRJE PUBLIKE QENDRORE NË PRONËSI TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS. (shih amandamentin 3 të LVV-së)

E, pastaj dikush prej tyre ka paturpësinë që ta akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se paska qenë kundër Ligjit për Trepçën.

Ne ua vumë në dispozicion amandamentet të cilat Trepçën do ta mbanin si nderrmarrje publike ne pronësi të Republikës së Kosovës. Ata i refuzuan me arrogancë. Ne ua dhamë amandamentet por nuk mumd t’ua japim edhe gjithçka tjetër të nevojshme të cilën ata nuk e paten.

Në këtë seancë kishim rastin që ta benim një ligj që do ta mbronte Trepçën nga kushdo që pretendon ta përvetësojë përveç Republikës së Kosovës.

E ardhmja do ta kjartësojë edhe më shumë hilen e këtij pushteti rreth Trepçës”, shkruan lajmi.net/Lajmi.net/