Selimi ia dhuron një top Lumezit: Topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit
Ministër i Drejtësisë, Selim Selimi ka realizuar një takim gjatë ditës së sotme me kryeprokurorit, Aleksander Lumezit.

Lajme
Kryeprokurorit, Lumezit ka marrë një dhuratë simbolike nga Selimi në këtë takim të parë që kanë pasur.
“Pasi që ka qenë basketbollist, Kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit”, ka thënë Selimi.
Ministri i drejtësisë tha se në takim është shprehur vullneti i dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.
“E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë̈ së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë”, tha tutje Selimi. /Lajmi.net/