Selim Selimi e sfidon për ballafaqim Haxhiun në dy debate televizive

Lidhur me akuzat e bëra gjatë ditës së sotme ndaj tij, Selim Selimi e ka sfiduar në dy debate Albulena Haxhiun.

Lajme

23/04/2021 14:21

Selimi në Twitter ka njoftuar se do të jetë sonte i ftuar në dy televizione, teksa në të njëjtat e ka ftuar të jetë e pranishme dhe Albulena Haxhiun, shkruan lajmi.net.

“Sonte nga ora 17 e 45 jam i ftuar ne emisionin Info Magazine ne Klan Kosova dhe nga ora 19 ne Info Box ne TV Dukagjinj. Ftoj ministren Haxhiu qe te te jete te pranishme ne te dy emisionet per ballafaqim”, ka shkruar Selimi.

Kësaj ftese të Selimit nuk dihet nëse do t’i përgjigjet ministrja Haxhiu e cila sot akuzoi Selimin për keqpërdorime gjatë mandatit të tij si ministër dhe shkelje të ligjit. /Lajmi.net/