Selfie më i gjithëpërfshirës i Hashim Thaçit

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka bërë me qindra fotografi selfie, por ky i sotmi del të jetë më gjithëpërfshirësi. 

Lajme

17/05/2014 17:20

Thaçi ka postuar në profilin e tij në Facebook, një selfie, pas një takimi që ka zhvilluar me dy liderët tjerë të shqiptarëve, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kreun e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni Ali Ahmeti. 

Foto është realizuar nga Rama dhe është shpërndarë në internet nga Thaçi.   

“Tre liderë, tre shtete, një komb. Edhe një selfie besa. HTH (Foto by Edi)”, ka shkruar Thaçi në Facebook.