‘Selfie’ i Arsenalit

Wojciech Szczesny ka thënë se fotografia në versionin e famshëm ‘selfie’ pas fitores së Arsenalit ndaj Tottenhamit me rezultat 1:0, ishte moment “brilant” dhe mënyrë për të dhënë diçka për tifozët. Portieri i gjigantit londinez u fotografua së bashku me Lukas Podolskin dhe Kieran Gibbs në fushën e stadiumit White Hart Lane të dielën, të…

Sport

18/03/2014 13:58

Wojciech Szczesny ka thënë se fotografia në versionin e famshëm ‘selfie’ pas fitores së Arsenalit ndaj Tottenhamit me rezultat 1:0, ishte moment “brilant” dhe mënyrë për të dhënë diçka për tifozët.

Portieri i gjigantit londinez u fotografua së bashku me Lukas Podolskin dhe Kieran Gibbs në fushën e stadiumit White Hart Lane të dielën, të cilën më pas e postoi në Instagram. Dhe, Szczesny e shpjegoi kremtimin nëpërmjet një interviste për uebfaqen e Arsenalit.

“Kam kërkuar nga Paul Johnson (përgjegjës për uniformat) të më sjell telefonin në fushë pas ndeshjes dhe bëra një selfie me tifozët e Arsenalit, që ishte brilante”.

“Ata ishin fantastik gjatë gjithë ndeshjes. Kënduan me zemër dhe jam i sigurt se janë kënaqur. Ishte fantastike edhe për ne dhe deshëm t’ju japim diçka atyre”.