Selena Gomez sytë në Drake
Selena Gomez ka pranuar hapur se ka simpati të madhe për reperin Drake. Por, mendon se ai as që do t’ia varte, sepse nuk i plotëson kushtet e një femre seksi.
ShowBiz
Këngëtarja dhe aktorja 21 vjeçare ka thënë se reperi Drake as që do ta shikonte atë me sy, ngase mendon se nuk është seksi, si një tip i femrës që ai do ta dëshironte.
Ajo e ka thënë këtë haptazi në rrjetin social Twitter.
Madje, ka pohuar se edhe fantazon për Drake dhe i dërgon mesazhe atij.
Por, këngëtarja nuk pret përgjigje nga reperi, sepse është e vetëdijshme që nuk është tipi i tij.
“E them haptas se nuk mendoj që e kam prapanicën aq të madhe sa t’i pëlqej Drake”.
Përndryshe, Selena Gomez është ndarë nga i dashuri i saj Justin Bieber këtë vit, pas dy vjetësh bashkë.