Selena Gomez publikon videon e bashkëpunimit me J Balvin

Selena Gomez ka publikuar videoklipin e këngës "I Can't Get Enough".

ShowBiz

13/03/2019 10:25

Selena Gomez lansoi klipin e ri nga dueti me J Balvin, Benny Blanco dhe Tainy, shkruan lajmi.net.

Kënga mban titullin “I Can’t Get Enough”, ndërsa videoklipi i këngës erdhi disa ditë pasi u lansua vetëm në versionin audio.

Ani pse kënga ishte dëgjuar ditë më parë, videoklipi i “I Can’t Get Enough” mori afro 2 milionë klikime në vetëm pak orë.

Videoja e kësaj kënge nuk është e qasshme në vendin tonë. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player