Selena Gomez provokuese

Me siguri, Justin Bieber do ta kap kokën me duar kur t’i shohë këto fotografi. Selena Gomez është shfaqur mjaft seksi, pas rehabilitimit që e kaloi në Londër, ku e luftoi alkoolin. Sipas zëdhënësve të këngëtares amerikane, me prejardhje latine, 21 vjeçarja nuk kishte probleme me drogën, por me ‘probleme emocionale’ dhe besohet se kjo…

ShowBiz

18/02/2014 19:35

Me siguri, Justin Bieber do ta kap kokën me duar kur t’i shohë këto fotografi. Selena Gomez është shfaqur mjaft seksi, pas rehabilitimit që e kaloi në Londër, ku e luftoi alkoolin.

Sipas zëdhënësve të këngëtares amerikane, me prejardhje latine, 21 vjeçarja nuk kishte probleme me drogën, por me ‘probleme emocionale’ dhe besohet se kjo ndodhi pas ndarjes pikërisht nga këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber.

Por, duket se Selena e ka lënë prapa këtë problem, pasi dukej mjaft mirë në kokë, kur u shfaq së fundmi në Londër, teksa po shkonte në një klub nate.

Ajo i kishte veshur një palë pantallona të zinj dhe këmbët e saj dukeshin mjaft tërheqëse, siç mund t’i shihni edhe në këto fotografi. Kushedi, ndoshta 19 vjeçari do ta ndërrojë mendjen dhe do ta kërkojë ribashkimin me bukuroshen Gomez.