Selena Gomez nis xhirimet e filmit “Only Murders In The Building”
Selena Gomez ka nisur xhirimet për filmin e ri.

ShowBiz
Selena Gomez është emër shumë i suksesshëm si në fushën e muzikës ashtu edhe në atë të aktrimit, shkruan lajmi.net.
Aktorja së fundi ka nisur xhirimet për filmin “Only Murders In The Building”, teksa u fotografua nga paparacët rrugëve.
Ajo kishte veshur një kostum me ngjyra vjeshte, teksa ecte para kamerës e cila po e filmonte atë për skenat e filmit.
Selena dukej e veçantë e veshur me pallto ngjyrë portokalli, ndërsa po mbante edhe një kapele në kokë.
Xhirimet për këtë film janë shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, për këtë u pa që gjatë xhirimeve ekipi po kujdesej të mbrohej nga infektimi me këtë virus. /Lajmi.net/