Selena Gomez i futet biznesit

Këngëtarja po bëhet gati të lansoj linjën kozmetike.

ShowBiz

17/08/2019 23:40

Selena Gomez është duke u përgatitur për të sjellë linjën më të re të produkteve të kozmetikës, shkruan Hollywood Reporter, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e njohur do të lansoj linjën e saj të kremrave për trupin, shampot, produktet e kujdesit ndaj flokëve, lëkurës, parfumet dhe çdo produkt tjetër bukurie.

27-vjeçarja ka treguar dhe më parë se gëzon një pasion shumë të madh për fushën e bukurisë, ndaj ka vendosur të sjellë në treg dhe linjën e saj të produkteve kozmetike. /Lajmi.net/