Selektorja e Kosovës, Afërditë Fazlija: Ndeshjet miqësore na ndihmojnë për të parë cilësinë tonë

Selektorja e Kosovës, Afërditë Fazlija ka folur pas triumfit ndaj Maqedonisë së Veriut në miqësore.

Sport

08/04/2021 21:04

Kombëtarja e Kosovës e femrave mundi Maqedoninë e Veriut në një miqësore të zhvilluar në Shkup, transmeton lajmi.net.

Kosovaret triumfuan me rezultat 1-3, pas ndeshjes, Fazlija u shpreh e kënaqur me rezultatin por tha se mungojnë disa aspekte në lojën e vashave dhe me anë të këtyre miqësoreve do të mund të shohin dobësitë dhe problemet gjithashtu edhe pikat e forta të skuadrës.

“Këto ndeshjet miqësore janë shumë të rëndësishme dhe të mirëseardhura  sidomos kur kemi të bëjmë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor dhe kjo është forma më e mirë për të parë cilësitë dhe mundësitë tona”, tha ajo.

“Ishte një lojë e mirë, përkundër se në momente kishim zbrazëtira në mes reparteve, por në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë dhe ky ekip mundet të bëjë më mirë dhe më shumë”, tha Fazlija.

“Me siguri ky brumë që është dhe me disa futbolliste nga jashtë mendoj se do të kemi një Kombëtare solide për kualifikimet e ardhshme”, përfundoi Afërditë Fazlija./Lajmi.net/