Selektori si Mr Bean

Sulmuesi i Ajaccios, Adrian Mutu është përjashtuar përgjithmonë nga Kombëtarja e Rumanisë, pasi e krahasoi selektorin Victor Piturca me aktorin e famshëm të filmave komik, Mr Bean. Mutu, i njohur si figurë kontroverse është aktualisht anëtar i ekipit nga Ligue 1, pas disa vjetëve të vështira në karrierë. Dhe, ai duket se në të ardhmen…

Sport

22/11/2013 09:26

Sulmuesi i Ajaccios, Adrian Mutu është përjashtuar përgjithmonë nga Kombëtarja e Rumanisë, pasi e krahasoi selektorin Victor Piturca me aktorin e famshëm të filmave komik, Mr Bean.

Mutu, i njohur si figurë kontroverse është aktualisht anëtar i ekipit nga Ligue 1, pas disa vjetëve të vështira në karrierë.

Dhe, ai duket se në të ardhmen do të luajë vetëm në nivelin e klubeve pas njoftimit se është përjashtuar përgjithmonë nga Kombëtarja e Rumanisë.

34-vjeçari shpresonte të zinte vend në ekipin e Rumanisë por u injorua nga selektori Piturca.

Mirëpo, pas mos inkuadrimit në ndeshjet e barazhit kundër Greqisë – ku skuadra e tij pësoi me rezultat të përgjithshëm 4:2 – Mutu ngacmoi Piturcan duke e krahasuar me Mr Bean, nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ajo është fshirë nga Federata e Futbollit të Rumanisë por si kundërpërgjigje i ka dërguar Mutus një letër duke e njoftuar se nuk do të ftohet më në ekipin Kombëtar. Oops.