Selektori i Portugalisë flet për Ronaldon: Ai stërvitet në limite

Selektori i kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, ka dhënë disa komente rreth yllit kryesorë të skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo.

Sport

09/06/2019 08:45

Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen kundër Zvicrës, duke realizuar het trik për t’i siguruar finalen skuadrës  së tij.

Santos shpreson që CR7 të vazhdojë në këto nivele edhe në ndeshjet e ardhshme, dhe beson se këtë ai do ta bëjë edhe për tri apo katër vite.

“Nuk jam i befasuar nga mënyra se si ai ka luajtur. Isha i befasuar kur ishte lojtar i jashtëzakonshëm tek Sporting, në moshën 19 vjeçare dhe kur ai shkoi në Manchester United dhe e humba. Por, nga ai moment, unë mund të shihja kualitetet speciale” ka thënë Santos para finales, transmeton lajmi.net.

“Ai vërtetoi se është i madh brenda dhe jashtë fushës, dhe ai mund të vazhdojë të luaj edhe për tri apo katër vite” ka thënë tutje selektori.

“Ai është në formë të lartë. Ai stërvitet në limite. Është normale të kesh këto paraqitje, por mendoj se do të vazhdojnë.”

“Ai është kapiteni. Është lojtar i rëndësishëm. Mendoj se do tu jap njerëzve kënaqësinë edhe për disa vite” ka thënë ndër të tjerash Santos.

Portugalia do të përballet në finalen e Ligës së Kombeve kundër kombëtares së Holandës. /Lajmi.net/