Selektori i Greqisë pas barazimit: Mendoj se kemi parë ndeshje tjetër, kemi bërë mirë por s’gjetëm golin

Selektori i kombëtares së Greqisë ka dhënë disa komente për ndeshjen që skuadra e tij bëri ndaj Kosovës.

Sport

15/10/2020 07:54

Kosova mbrëmë mori një barazim në Athinë, duke luajtur baras pa gola, në një ndeshje që sipas shumë komenteve u dominua nga ‘Dardanët’.

Por, kështu nuk mendoi John Van Ship, i cili madje tha se duket sikur të gjithë kanë parë një ndeshje tjetër.

“Sigurisht, shohim ndeshjen dhe nuk është rezultat i mirë. Nuk pajtohem se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë skuadër e mirë”, ka thënë Van Ship, transmeton lajmi.net.

“Janë skuadër sulmuese, mbajnë posedimin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë. Të gjithë kemi parë Moldavinë ndeshjen e fundit. Donim që rezultati të ishte ndryshe. Synimi nuk ndryshon, por fati nuk është në duart tona”, shtoi selektori.

“Nuk mendoj se kemi parë ndeshjen e njëjtë. Luajtëm shumë më mirë në pjesën e parë. Nuk mendoj se nuk kemi bërë ndeshje të mirë. Problemi ishte vetëm goli që mbajti Kosovën gjallë”, ka thënë mes tjerash Van Ship.

Me barazimin e mbrëmshëm, Greqia i ka dhënë mundësinë Sllovenisë që të shkëputet në vendin e parë. /Lajmi.net/