Selektori i Çekisë ka një problem serioz para ndeshjes me Kosovën

Selektori i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka një shqetësim para ndeshjes me Kosovën.

Sport

13/11/2019 10:57

Selektori i Çekisë, Jaroslav Silhavy, është i shqetësuar për kohën e shkurtë që e ka pasur në dispozicion për ta përgatitur skuadrën e tij për ndeshjet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

“Përgatitjet janë më të shkurta se zakonisht. Kemi më pak kohë për gjëra taktike. Kemi vetëm edhe pak kohë, pasi që nesër do të stërvitemi në terrenin ku do të zhvillohet ndeshja,” ka thënë Silhavy për mediat çeke.

Ylli i Çekisë Patrik Schik do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme për shkak se klubi i tij Leipzig nuk dëshironte të rrezikonte që atij t’i përkeqësohej lëndimi. Por, kjo s’ka ndikuar që Silhavy ta humbë vetëbesimin te skuadra e tij, pasi që i sheh si opsion Libor Kozakun dhe Martin Dolezalin.

“Të dy mund të shënojnë, por Dolezal na përshtatet më shumë. Ai është më i lëvizshëm dhe mund të krijojë hapësira tepër të mëdha në lojë pa top,” ka thënë trajneri çek. /Lajmi.net/