Selektori i Anglisë ‘dëmton’ Bayernin me këshillën për Odoi: Mos u largo nga Chelsea

Këshilla që trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka dhënë për Callum Hudson Odoi, nuk do t’i pëlqej aspak skuadrës së Bayern Munich.

Sport

24/03/2019 12:30

Hudson Odoi nuk ka nevojë të largohet nga Chelsea edhe përkundër dështimit që të startojë në Premierligë, sipas mendimit të selektorit anglez.

18 vjeçari është bërë lojtari më i ri i ‘tre luanëve’ që është paraqitur në një ndeshje kompetititve, pasi u inkuadrua nga banka rezervë në ndeshjen kundër Çekisë, në kuadër të Euro2020.

“Nëse shihni në numrin e paraqitjeve që ka pasur, ai ka qenë në fushë konsiderueshëm” ka thënë Southgate për tinejxherin që lidhet me një kalim tek Bayern, transmeton lajmi.net.

“Dhe e di prej kur ne flisnim me skuadrën në fillim të sezonit se sa shumë besim ka Maurizio tek ai. Ai ka lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër para tij, por ai po fiton kohën e tij” ka thënë tutje selektori i Anglisë.

“Kështu që, mendoj se ai është pjekur mjaftueshëm. Nuk ka nevojë të ngutet. E kemi parë këtë edhe me Marcus Rashford, i cili shënoi progres të madh” ka thënë ndër të tjerash Southgate.

Callum Hudson Odoi akoma nuk ka vendosur që të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me skuadrën e Chelsea. Ndoshta fjalët e Southgate do t’i ndryshojnë mendjen. /Lajmi.net/