Selektori i Anglisë analizon Kosovën: Të rrezikshëm në sulm, luajnë presing të lartë

Southgate duket se ka analizuar shumë mirë kombëtaren e Kosovës.

Sport

09/09/2019 21:11

Kosova do të jetë mysafiri i radhës për kombëtaren e Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, e di se ky mysafir nuk do të jetë i lehtë, por nga më të rrezikshmit që viziton Anglinë në këto eliminatore.

“Do të jetë tjetër stil loje. Kosova luan me presing të lartë, punojnë shumë dhe janë më të rrezikshëm në sulm se kundërshtari i së shtunës” ka thënë Southgate, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta do të ketë hapësira në sulm për ne. Çfarëdo që kemi mësuar të shtunën, nesër do të jetë sfidë komplet ndryshe” shtoi tutje anglezi.

Southgate pritet të hedh në fushë një formacion 4-3-3 për t’i bërë ballë të pamposhturës në 15 ndeshje, Kosovës. /Lajmi.net/