Sela refuzoi postin e Zv/kryeministrit në qeverinë Zaev

Aleanca e Shqiptarëve nuk e pranoi shkëmbimin e Ministrisë së Shëndetësisë më postin e Zëvendës Kryeministrit për reformat në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Lajme

21/12/2017 17:51

Kjo, sipas Qeverisë, është rezultat i takimit të pasdites së sotme të Kryeministrit Zoran Zaev me liderin e Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela.

Nga Qeveria thonë se në këtë takim Sela ka shpalosur qëndrimin e tij se Aleanca e Shqiptarëve nuk e pranon këtë ofertë nga Zoran Zaev.

Pas takimit me Kryeministrin Zaev, Sela tha se Aleanca e Shqiptarëve mbetet në qëndrimin e saj për mbajtjen e posteve ministrore për shëndetësi.