Sela: Kur bën fjalë për punët e shtetit, Zaevi nuk i pyet shqiptarët

Ziadin Sela shkruan për padrejtësi kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare.

Lajme

11/03/2019 08:26

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ka reaguar lidhur me takimin që ka nisur sonte në kryeministri mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të opozitës, Hristijan Mickoski.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sela shkruan për padrejtësi kundrejt partive tjera, e sidomos atyre shqiptare.

“Kur i duhen votat e shqiptarëve, takim me gjithë liderët e partive politike. Kur i duhet shteti, takim vetëm me liderin partner, që ka për shtetin, Mickovskin. Prandaj, JO shoqëri e përbashkët për të gjithë, por shtet për të gjithë”, ka shkruar Sela.

Ndryshe, në takimin e liderëve pritet të diskutohen më shumë çështja ndër të cilat zgjedhjet presidenciale si dhe fati i Prokurorisë Speciale.

Zaev tha dje se takimi nuk është i formatit në të cilin duhet të marrin pjesë më shumë liderë të partive, pasi për të me rëndësi është të flasë siç tha ai, me shefin e opozitës.