Sekuestrohet 67 kg kanabis në Vlorë

Një 33 vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi u kap duke transportuar droge në mjetin e tij. Erion Mandi mësohet se lëndën narkotike bashke me mjetin i kishte fshehur afër fshatit Sherishtë.

Lajme

29/09/2015 18:53

Gjate kontrollit ne shasinë e automjetit tip Ford- Kamioncine u gjetën rreth 67 kg kanabis sativa, e cila ishte ndarë ne 5 thasë. Droga kishte si destinacion perfundimtar qytetin e Vlorës.

Policia vazhdon hetimet per identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ABCnews