Sekuestrohen qindra kamera në Shqipëri, ishin vendosur nga grupe kriminale

Rreth 350 kamera sigurie të vendosura ilegalisht janë sekuestruar nga policia shqiptarë në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës. Përmes këtyre kamerave grupet kriminale monitoronin lëvizjet e policisë së shtetit, por edhe të rivalëve të tyre. Kështu theksohet në të gjitha deklaratat për media, të shpërndara nga policia pas aksioneve për sekuestrimin e këtyre kamerave. Operacioni…

Lajme

31/01/2023 23:49

Rreth 350 kamera sigurie të vendosura ilegalisht janë sekuestruar nga policia shqiptarë në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Durrës.

Përmes këtyre kamerave grupet kriminale monitoronin lëvizjet e policisë së shtetit, por edhe të rivalëve të tyre. Kështu theksohet në të gjitha deklaratat për media, të shpërndara nga policia pas aksioneve për sekuestrimin e këtyre kamerave.

Operacioni i koduar “Fijet” nisi në Shkodër më 25 janar dhe është duke vazhduar. Në njërën nga komunikata për media të policisë, thuhet se kamerat e sigurisë i “shërbenin informimit të kontingjentit kriminal.”

Aksione të tilla u zhvilluan edhe në Durrës, Vlorë, Krujë, Shijak, Fier, Kukës, Korçë, Pogradec, Dibër dhe Gjirokastër.

Pjesa më e madhe e tyre, sipas policisë së shtetit, ishin vendosur për të mbikëqyrur policinë dhe grupet rivale kriminale, ndërsa një pjesë e vogël ka qenë “ndërhyrje të padrejtë në jetën private” apo vendosje e kamerave të sigurisë në kundërshtim me ligjin.

Nuk dihet saktë se kur janë vendosur këto kamera.